Rama buzëqesh pasi e qëlluan me vezë

 

Jo pak bujë ka bërë incidenti i sotëm ku u qëllua Rama me vezë, por duket se ky xhest nuk e ka shqetësuar aspak atë. Veprimin e studentëve duket se Rama e ka pritur me mjaft sportivitet, madje ai ka buzëqeshur.

Rama e ka pritur me buzëqeshje veprimin e studentëve që qëlluan mbi të me vezë në përfundim të takimit me biznesin dhe tatimet. Pas këtij aktiviteti, kreu i qeverisë ka shkuar në selinë e PS ku është pyetur nga gazetarët mbi këtë ngjarje. Ai ka buzëqeshur para përfaqësuesve të medias dhe në fund është larguar pa bërë asnjë deklaratë.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?