Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E shtunë, 7 Nëntor 2026, 22:32 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime Biznesmeni nga Drenasi, Faton Seferi, bashkëshortja dhe katër fëmijët e tyre kanë dalë pa lëndime nga një aksident i rëndë rrugor në Serbi. Ai…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Kryebashkiaku i Tiranës
  • Veliaj
  • Kurti në Francë
  • Vllaznia
  • Kombëtarja
  • Protesta në Itali
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

Rama: Çdo formë proteste është e mirëseardhur, sidomos kur opozita e ka braktisur përfundimisht detyrën

Lajme E enjte, 2 Korrik 2026 10:51
Rama: Çdo formë proteste është e mirëseardhur, sidomos kur opozita e ka braktisur përfundimisht detyrën
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se çdo formë proteste është e mirëseardhur, sidomos në një vend ku opozita e ka braktisur përfundimisht detyrën.

Në një bashkëbisedim me pensionistë, Rama siguroi se e drejta e njerëzve për protestë është e paprekshme.

“Çdo formë proteste dhe sidomos ato format kreative, janë të mirëseardhura, sepse janë forma që ty, që je në krye, të bëjnë të mendosh, të sfidojnë. Dhe në një vend ku opozita e ka braktisur përfundimisht detyrën, është e mirëpritur një formë e tillë që e vë qeverinë në mendime dhe që e vë nën një presion që vjen nga poshtë”, u shpreh Rama.

Por në protestë, sipas tij, janë edhe ata që financohen nga aktorë që janë armiq ose jo dashamirës.

“Ka disa lloj aktorësh. Duhet ta dinë kur dikush që del në protestë dhe premton Shqipërinë e lirë dhe të re e ka karrierën e vet të karakterizuar nga vepra penale. Duhet ta dinë kur dikush bën si i pavarur dhe si flamengo dhe, ndërkohë, ka dalë nga hundët e bufit të kënetës. Duhet t’i dinë të gjitha njerëzit”, shtoi Rama.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Ndërkohë, kryeministri siguroi se “problematikës së protestës ne do t’i drejtohemi në mënyrë të strukturuar, jo me fjalë, dhe do të duhet të bëjmë një reflektim serioz”.

“Kjo nuk diskutohet, sepse kemi bërë shumë gjëra, por koha sot ka pritshmëri më të larta. Dalin në protestë njerëz që kanë të ardhura shumë të larta. Për shembull, punonjës bankash. Punonjësit e bankave paguhen më shumë se ministrat, dalin në protestë”, u shpreh Rama.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Nga ana tjetër, kryeministri theksoi se “ne jemi sot në një pozicion ku realisht duhet të jemi krenarë edhe për mënyrën se si protestohet, edhe për faktin që gjithkush në Shqipëri ka të drejtën të mendojë, të flasë ç’të dojë”.

“Kjo protestë u tregon të gjithë atyre hienave, çakejve, sorrave dhe korbave, se ashtu janë, që rrinë dhe rrokanisin kokën e miletit çdo natë, që këtu është demokraci. Këtu nuk ka autokraci, këtu nuk ka rrahje protestuesish paqësorë. Kur ti shkon atje një grup për të ushtruar presion fizik mbi deputetët, aty pastaj jemi në territore të tjera. Po ata që bëjnë këtë nuk kanë lidhje me flamingot. Flamingot janë paqësorë. Dallimi midis flamingove dhe sorrave e korbave është se flamingot janë paqësorë, ndërkohë që sorrat dhe korbat janë të dhunshëm”, u shpreh Rama.

Mund t'ju interesojë

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Para 4 orësh
Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Sali Berisha: Rama gaboi me llogaritë, studentët groposën dekretet diktatoriale

Para 6 orësh
Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re Europiane që nuk ndalet

Tunelet e Korridorit VIII në Librazhd, Rama: Kantiere që s’ndalen të Shqipërisë së re E...

Para 7 orësh

ATSH

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 4 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re
Para 4 orësh

Presidenti i Izraelit zgjedh rivalin e Netanyahu-t për formimin e qeverisë së re

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe riarmatimit
Para 4 orësh

Protesta masive në disa qytete të Italisë, mijëra qytetarë në rrugë kundër shtrenjtimit të jetesës dhe...

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin
Para 5 orësh

Vllaznia rikthehet te suksesi, thyen Elbasanin

Më të lexuarat

1 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 9 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

2 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
Para 19 orësh

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

3 Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime
Para 4 orësh

Aksident i rëndë në Serbi, biznesmeni nga Drenasi dhe familja dalin pa lëndime

4 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 11 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.