FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Çfarë do bëja nëse do isha sot në vend të Lulzim Bashës

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se nëse do ishte në vend të kreut të opozitës, Lulzim Basha, ai nuk do ishte në çadër duke protestuar.

Gjatë një interviste për emisionin ‘Dritare’ të Rudina Xhungës, kreu i qeverisë tha se dhe ai vite më parë kishte qenë pjesë e një protestë, greve urie, por theksoi se kauza e tij ishte e kundërt me atë të Bashës sot. Prerazi Rama tha se qëllimi i tij kohë më parë ishte fisnik dhe real.

“Nëse do isha në vend të tij, nuk do isha në çadër. Në kohën kur unë isha në çadër, qëllimi ishte fisnik dhe realist. Ne hymë në një grevë urie që mos të përsëriteshin më ato që u bënë. Kërkuam transparencë mbi kutitë e zgjedhjeve dhe të shtrëngonim administratën zgjedhore që mos t’i trajtonin njerëzit si mall pa Zot.”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?