Rama: Ç’kemi bërë më shumë se ata që janë ngujuar në çadër nga frika e drejtësisë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se 1001 leje legalizimi i janë shtuar dosjeve të mbyllura me sukses për Kamzën.

Pak ditë pasi shpërndau disa leje legalizmit në Kamëz, Rama thotë u mbyll zinxhiri dyvjeçar i aktiviteteve publike pasi tashmë ka nisur faza finale e mandatit

Kreu i qeverisë shkruan se për 3 vite, (2014-2017) është bërë 10-fishi i punës së atyre që janë ngujuar sot në çadër.

Swiss Digital Desktop Reklama

“U mbyll këtë javë në Kamëz zinxhiri dyvjeçar i aktiviteteve publike për legalizimet falas, sepse me regjistrimin e listave të reja të deputetëve, praktikisht ka nisur faza finale e mandatit dhe legalizimet nuk do të përdoren për fushatë!
1001 leje të tjera legalizimi FALAS iu shtuan kapicës së dosjeve te mbyllura me sukses për Kamzën, ku deri në 2013-ën, u bënë gjithsej vetëm 538 legalizime (!) dhe shumica biznese(!), ndërsa nga viti 2014 deri sot janë bërë 5449 legalizime (97% shtëpi dhe FALAS?). Pra në më pak se gjysmën e kohës në qeveri të atyre që janë ngujuar sot në Çadër nga frika e drejtësisë, kemi bërë 10-fishin e punës së tyre✌️
Krenarë që kemi arritur në mbi 130 mijë legalizime FALAS (93% shtëpi) në dallim nga 21 mijë në tetë vitet e shkuara (82% biznese), me lekë mbi dorë e nën dorë! Deri në fund të qershorit do të jenë bërë mbi 150 mijë legalizime në rang republike. Akoma shumë mbetet për të bërë!”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama-Kamza

(m.k/BalkanWeb)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?