FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama “debat” me gazetarin që e “provokoi”: Njësoj qenkeni të gjithë

Kryeministri Edi Rama, gjatë vizitës zyrtare në Zvicës, u takua edhe me Presidenten e këtij vendi, Doris Leuthard, por jo gjithçka shkoi ashtu siç u pa në konferencën e përbashkët për mediat. Duket se debatet me gazetarët e “përndjekin” kreun e qeverisë edhe jashtë vendit.

Gazeta zvicerane “Le Temps”, shkruan se Kryeministri Rama është “kapur” me një gazetar, pas pyetjes “provokative” të këtij të fundit.

Ish-efektivi i Policisë së Vlorës, Dritan Zaganin, që ka marrë azil në Zvicër dhe që ka akuzuar ish-ministrin Tahiri se ka patur lidhje me trafikun e drogës, ka qenë pyetja që “shkaktoi debatin” mes Ramës dhe gazetarit.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Vizita juaj vjen në një moment kur Zvicra ka dhënë azil politik për herë të parë për një ish-drejtori policie që denoncoi bashkëpunimin e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar me trafikantët e drogës, përfshirë edhe kryeministrin. A ishte kjo temë e bisedimeve me Presidenten Leuthard?”,- pyeti gazetari Ramën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Por kryeministri nuk nguroi dhe ju përgjigjet siç di vetë.“Gazetarët qenkan njësoj, si në Zvicër ashtu edhe në Shqipëri. Kjo qenka fantastike”, tha Rama me ironi, duke iu shmangur pyetjes.

Presidentja Leuthard ishte më e qartë në përgjigjen e saj: “Unë mund t’ju them se ne folëm për ekzistencën e trafikut të drogës në Shqipëri. Unë krijova përshtypjen që qeveria shqiptare e merr shumë seriozisht problemin e korrupsionit dhe po bën ç’është e mundur për ta luftuar”,- tha ajo.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?