Rama debaton me komentuesit, qytetari: Mos do vendosni ndonjë taksë për fjetjen me gruan, se ajo ju ka mbetur
Përpos axhendës të ngarkuar, kryeministri Edi Rama gjen kohë për t’iu përgjigjur edhe komentuesve në rrjetet sociale. Ashtu siç tashmë e ka kthyer në zakon prej kohësh, kreu i Qeverisë u përgjigjet komentuesve, edhe duke i thumbuar në jo pak raste.
Por ka edhe nga ata komentues që nuk ngurrojnë aspak të shprehin shqetësimet e tyre për situatën në vend.
Mëngjesin e sotëm, pas një postimi të kryeministrit Rama për fitoren e kandidatit të majtë në Kolonjë, nuk kanë munguar as reagimet e qytetarëve.
“Një hajdut më shumë”, shkruan një komentuese, të cilës Rama i përgjigjet “Gjynah për ty Xhulja, gjuhë kazani që në mëngjes”.
Sakaq një tjetër komentues reagon, duke i shkruar se “Ncncnc ske faj ti mer burr por faj kan ato delet që votojn për ty, ti je ai njeri qv po i con Shqiptarët drejt shkatërrimit?? ke menduar naj taks tjeter per të rritur??”.
Po në përgjigjen e tij kryeministri thotë se populli nuk është dele.
“Niku, kujdes mendjen mik i dashur se eshte gje e madhe mendja Niku? Populli s’ka qene s’eshte e s’mund te jete kurre dele, mjere kush e mendon kete…”
Duke reaguar sërish komentuesi thotë se taksat janë rritur, dhe sipas tij janë shtuar të reja, duke u shprehur: “Z.Edi Rama jan dhe me keq madje,rritet energjine,rritet siguracionin e makinave (kur rruget ku ecim jan si mos me keq) vendin e mbushet plot me bar rritet aksizen e cigareve tani mendoni te rrisni dhe gazin pyes veten mos do vendosni naj taks per fjetjen me gruan se ajo ju ka mbetur”.

/BW
KOHA JONË SONDAZH

