Rama del bllof. Reagoi për një raport tjetër të Freedom House
Drejtori i IDM Albania, njëkohësisht autor i raportit i Freedom House për Shqipërinë, Gjergji Vurmo ka bërë këtë sqarim pas publikimit të një raporti të vjetër nga Edi Rama që e ktheu në sulm ndaj gazetarit Enkel Demi,.
“Një shpjegim gazetarëve për reagimin e Kryeministrit Bëhet fjalë për 2 raporte të ndryshme të së njëjtës organizatë – Freedom House (FH).
Raporti të cilit i referohet Kryeministri Rama është “Freedom in the world 2020” dhe është publikuar më datën 4 Mars 2020 (para 2 muajsh). https://freedomhouse.org/article/new-report-freedom-world-2020-finds-established-democracies-are-decline
Raporti i cili është publikuar sot (6 Maj 2020) nga Freedom House është “Nations in Transit 2020” https://freedomhouse.org/report/nations-transit/2020/dropping-democratic-facade
Nuk dua të paragjykoj shkaqet e këtij konfuzioni dhe as të komentoj keqkuptimin e stafit të Kryeministrit, por e ndjej si detyrim këtë shpjegim.
Raporti “Nations in Transit 2020” vëren se demokracia në Shqipëri ka pësuar rënie e cila vjen si pasojë e përkeqësimit të 2 dimensioneve – “Qeverisja demokratike në nivel kombetar” dhe të “Proceset elektorale”. Arsyet dhe analizën e ploë do të mund t’i gjeni në raportin për Shqipërinë i cili do të publikohet i plotë besoj në ditët në vazhdim”.
https://arkiva.kohajone.com/raporti-freedom-house-reagon-rama-nuk-jemi-dhe-aq-keq/