Rama-deputetëve: Për jashtë shtetit merrni leje te Ruçi

Në mbledhjen e grupit parlamentar socialist, Kryeministri Edi Rama ka kërkuar nga deputetët e tij që të intensifikojnë punën në terren dhe të tregojnë më shumë kujdes ndaj shqetësimeve të qytetarëve pak muaj para zgjedhjeve të 2017-ës.

Në mbledhjen me dyer të mbyllura, mësohet se Rama ka urdhëruar që deputetët e tij të mos zhvillojnë asnjë udhëtim jashtë shtetit pa lejen e kryetarit të Grupit Gramoz Ruçi, duke kërkuar që vëmendja e tyre të fokusohet te puna me bazën në zonat përkatëse.

Kryesocialisti ka porositur gjithashtu që të intensifikohet procesi i legalizimeve, sidomos ai i tokave në fshat./Opinion/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?