Rama dhe kompania turke në Fier: Spitali do të kushtojë 60-70 milion euro
Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga anëtarë të kompanisë turke, që do të ndërtojnë Spitalin Rajonal në Fier, ishin këtë të martë në këtë qytet për të parë vendin ku pritet të ndërtohet spitali.
Gjatë vizitës, Rama tha se kompania turke do të punojë 24 orë në ditë dhe se ndërtesa e re do jetë gati për 3 muaj.
Ndërsa, përfaqësuesi turk tha se spitali pritet të kushtojë rreth 60-70 milion euro, ndërsa vijoi deklaratën duke u shprehur se në kulmin e saj do të jetë 100-1200 punonjës, nga të cilët 20-30% do të jetë shqiptarë.
Pjesë nga biseda:
Përfaqësuesi turk: Ne morëm urdhër nga presidenti ynë javën e kaluar gjatë vizitës së kryeministrit. Duhet të dorëzojmë spitalin për 3 muaj, ka një bast të madh dhe një sfidë të madhe. Faleminderit për mbështetjen. Ne do të bëjmë më të mirën. Do të fillojmë punë që nesër. Le të kryqëzojmë gishtat.
Edi Rama: Sa njerëz parashikohen që të vijnë të punojnë këtu?
Përfaqësuesi turk: Ne presim që të kushtojë rreth 60-70 milion euro. Presim që në kulmin e vet të punës të kemi 1000-1200 punonjës minimumi këtu.
Ndërtimi i këtij spitali ka sjellë shqetësim tek disa familje që preken nga projekti. Ata dolën dje në protestë pasi sipas tyre toka nuk po shpronësohet sipas vlerës së tregut.