Kryeministri Rama, Lumi i Vlorës dhe rruga e Spiten-Prullit që shkon te kisha e vitit 1402

Edi Rama ka postuar një video nga rruga e re e shtruar e Lumit të Vlorës.

Ja se ç’shkruan Rama këtë të dielë:

MIRËMËNGJES ?

dhe me këtë këngë të mahnitshme polifonike, përgjatë aksit të ri të Lumit të Vlorës, që pas 50 vjetësh premtime, ripremtime e stërpremtime, po merr formë dhe po bëhet gati të hapë syrin e vizitorëve e të turistëve mbi një prej bukurive të pazbuluara të Shqipërisë sonë të magjishme, ju uroj një të dielë të paqtë.

Kjo rrugë e Vlorës meriton përgëzime, sinqerisht. E shtruar bukur dhe me standarte. Por lind edhe një pyetje: Pse kryeministri investon vetëm në zonën e tij elektorale, bashkë me Damian Gjiknurin, strategun e votave të PS-së? A është krejt Shqipëria e cila ka nevojë për investime apo vetëm zona elektorale e kryeministrit dhe ato ku investojnë oligarkët?!

Si ka mundësi që në Veri nuk hedh investime ose me pikatore ku i pëlqen të shkojë për të ngrënë peshk? Një shembull, ka mbi 6 vite që ish-komuna Zejmenit e sot bashkia e Lezhës i ka kërkuar kryeministrit që të investojë në rrugën e Spiten-Prullit, një aks që del nga autostrada Lezhë-Milot e ku shkohet në një zonë me mbi 2400 banorë dhe për më tepër, te kisha e Spiten-Prullit e vitit 1402, sipas dokumentave që ka publikuar nga arkivat e Vatikanit, ish-kryeministri dhe studiues i njohur Aleksandër Meksi.

Pse investimet janë me mik? Pse duhet ti luten banorët e kësaj zone për një rrugë jetike e cila i lidh me autostradën, dhe ndërsa kryeministri është shprehur se “kur të ndërrojnë emër nga Spiten Prull në….”!

Çfarë kjo mendësi e kryeministrit apo se në atë kishë vetë banorët kanë ndërtuar Kryqin më të lartë në Ballkan, mbi 15 metra i lartë e që shikon detin nga Kepi i Rodonit te Ulqini? Edhe rrugën e kanë riparuar disi vetë banorët me lekët e tyre si dy fshatra, por mbetet detyrë e qeverisë të shtrojë apo riparojë rrugët siç ka bërë në Lumi i Vlorës apo kudo ku flet Gjiknuri në Vlorë.

Në foto: Kryqi i lartë mbi 15 metra i lartë në Prull (Lezhë)

Në foto: Kisha e Prullit

SHKARKO APP