FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama dhe Ruçi, në Kryesinë e Kuvendit për takimin me negociatorët

Kryeministri Edi Rama, i shoqëruar nga kreu i Grupit Parlamentar, Gramoz Ruçi dhe deputeti Taulant Balla mbërritën në kryesinë e Kuvendit, aty ku do të zhvillohen edhe diskutimi me dy negociatorët e krizës politike, Knut Fleckenstein dhe David McAllister.

Knut Fleckenstein dhe David McAllister mbërritën mesditën e sotme në Tiranë me qëllimin e arritjes së një marrëveshje mes palëve.

Dy negociatorët të cilët kanë marrë përsipër për të gjetur një zgjidhje për ngërçin politik që gjendet vendi prej 66 ditësh, do të zhvillojnë sot takime me palët politike. Ata do të ulen në tyrezë me një draft marrëveshje me disa pika, të cilën do t’ia prezantojnë Ramës dhe Bashës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në orën 15:00 ata do të takohen me kryeministrin Edi Rama së bashku me kryetarin e kuvendit Ilir Meta në një seancë dëgjimore për të njohur situatën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në orën 16:00  David McAllister  do të takohen me kreun e PD Lulzim Basha në selinë blu.

Ditën e sotme, Ambasadorët Lu dhe Vlahutin shkuan në zyrën e kreut të Kuvendit Ilir Meta për të diskutuar për dialogun e sotëm. Pa pas ambasadorëve Meta u takua edhe me kryeministrin Edi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?