Rama dhe Spaho vjersha ironike për njëri-tjetrin

 

Punimet e Kuvendit janë kthyer në përplasje të ashpra mazhorancë-opozitë, duke nisur që me akuzat për aferën CEZ dhe më pas tek tenderat për të cilët, PD-ja akuzon deputetët e PS-së se i kanë marrë të gjithë dhe pa konkurrencë.

Kryeministri i Shqipërisë nuk i ka lënë batuat kundër opozitës as sot gjatë seancës së parlamentit. Në kohën që ishte duke iu përgjigjur akuzave të opozitës dhe të deputetit Patozi, në lidhje me aferën CEZ.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për kryeministrin Edi Rama, opozita është e mbytur në kënetë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është vjersha që recitoi Edi Rama në parlament:

O i shkretë i punëtuar

Jep e merr me këmbë e duar

Bam me këmbë e bam me duar

O i shkretë i punëtuar!

Gjatë replikës së tij në sallën e Kuvendit deputeti i PD-së, Edmond Spaho i ka kushtuar disa radhë kryeministrit Edi Rama, duke përmendur një poezi të Nolit, por të modifikuar për realitetin e sotëm

Vjersha e Edmond Spahos:

Rroftë Edi Rama rroftë,

shakaxhiu i përparimit

Rroftë Edi Rama rroftë,

shakaxhiu i Nastradinit

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?