Rama dhe Vllahutin zgjedhin ditën dhe orën e protestës për inagurimin e parkut të Apolinisë

Kryeministri Edi Rama, në ditën kur opozita ka vendosur të bllokojë të gjitha akset rrugore për një orë, ka zgjedhur të inaugurojë restaurimin e parkut të Apolonisë. Dita dhe ora e ceremonisë së inagurimit nga Rama dhe Vllahutin është pikërisht në orën kur opozita do të bllokojë rrugët. Një veprim dinak për të spostuar vëmëndjen e mediave nga protesta.

Gjatë ceremonisë, bashkë me Ramën, është e pranishme edhe ambasadorja e BE-, Roman Vlahutin, ka theksuar se Shqipëria nuk duhet të ndihet vetëm pasi do të ketë përherë ndihmë nga BE-ja.

“Në këto kodra isha për herë të parë para 2 vitesh pas përmbytjes, uji u tërhoq ne i ndihmuam njerëzit të merrnin veten, dhe kështu duhet të jetë çdo sfidë ka një zgjidhje përgjegjësia është e juaja natyrisht, mos u ndjeni vetëm BE është me ju që të përballeni me çdo sfidë dhe mundësi që qytetarët të jenë krenarë për atë që kanë trashëguar dhe ndërtuar e do ndërtojnë për vendin dhe evropën”- tha Vlahutin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa, në fjalën e tij, kreu i qeverisë, ka falenderuar BE, për fondin që është dhënë, ku falë saj është bërë e mundur edhe restaurimi i Apolonisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

 “Falenderoj veçanërisht Piro Thomon, që meriton duartrokitje më shumë se unë dhe ministrja dhe kujdesin maniakal të Maks Velos që e përshëndes me kënaqësi për praninë e tij dhe më siguron se gjërat janë bërë më së miri se po mos kishte ndodhur kështu Maksi nuk do vinte. Ia dolëm që BE të mos financojë vetëm burgje dhe gjithë infrastrukturën e represionit shtetëror por të fillojë të financojë edhe infrastrukturën e mirëqenies shpirtërore”- tha ai.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?