Rama: Dibra ka nevojë për projekte, jo pehlivanë e hu gardhi të PD­së

 

Aleanca për Shqipërinë Evropiane ka vijuar turin e saj të prezantimit të kandidatëve, teksa ndalesa e radhës ditën e sotme ka qenë Peshkopia. Në fjalën e tij para banorëve, Kryeministri Edi Rama, duke prezantuar kandidatin Shukri Xhelili, tha se zona e Dibrës ka nevojë “të kthehet në drejtimin e duhur” dhe jo të drejtohet nga “hu gardhi”. Duke akuzuar opozitën, Rama tha se PD nuk e ka mendjen tek puna, por vetëm tek baltosja dhe bllokimi. Rama është shprehur se kandidati i majtë, Xhelili do jetë në shërbimin e qytetarëve për të zgjidhur problemet e tyre ndaj dhe duhet votuar, ndërsa kandidatin e djathtë ai e ka quajtur “pelivan”, i cili nuk ka bërë asgjë për qytetin dhe qytetarët e tij Tweet 1 Postuar në: 13:15 18/05/2015 Rama: Dibra ka nevojë për projekte, jo pehlivanë e hu gardhi të PD­së Tweet 1 “PD­ja nuk e ka mëndjen tek problemet e mëdha si plerat, mungesa e ujit të pijshëm, gjendja e rënduar e transportit publik në shqipëri. Ata meren vetëm me politikën e madhe. Thonë do ulim taksat e do bëjmë taksën e sheshtë. Këto nuk kanë lidhje me bashkitë. Duan të vendosin në krye të bashkisë një hu gardhi i cili meret vetëm me ankesat që na ka bllokuar qeveria për këtë apo për atë. Bashkia e Dibrës mund të kthehet në një motor zhvillimi ekonomik, bujqësor e blektoral. Ata kanë premtuar rrugën e Arbrit por nuk e bënë. U desh 23 qershori që të merte drejtim rruga e arbrit. Brënda pak muajve do të hapet kantieri i madh i punimeve për rrugën e Arbrit. Projekti i tyre për rrugën e arbrit ishte një paçavure e madhe. Një projekt i till kombëtarë është themelorë sepse lidh shqiptarët të gjithë bashkë në pjesën lindore të kufirit të Shqipërisë.” tha Rama. 

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi drejt Gjykata Kushtetuese për rastin Balluku?