Rama: Do shkojmë drejt një shteti që shërben online

 

Qeveria prezanton E-Albania, i quajtur portal unik i shërbimeve. E-Albania i jep mundësinë të gjithë qytetarëve dhe biznesit që të përfitojnë shërbime publike online.

Kryeministri Edi Rama tha se synohet të shkohet drejt një shteti që shërben online, ndërsa shtoi se ajo që u trashëgua ishte një bazë të dhënash me vetëm 12 shërbime.

“Ky proces është i lidhur me çfarë të dhënash disponohen nga institucionet dhe çfarë baze të dhënash disponojmë në tërësi për të bërë të mundur që çdo institucion të modernizojë marrëdhëniet e veta me qytetarët, por edhe që mes institucioneve të ketë ndërveprim, duke integruar sistemet informatike.

Kjo sjell në destinacionet që duam të arrijmë një shërbim shumë transprarent, të shpejtë dhe shumë më cilësor. Një shtet që në tërësinë e tij është shumë i paprekshëm sesa sot nga korrupsioni, nëse do t’i referoheshim bazës së të dhënave të trashëguara sot kemi bërë një punë kolosale duke arritur që nga 12 shërbime që kishte portali në 2013 të kemi mbi 150 shërbime dhe duke krijuar kushtet që në një kohë të shpejtë 89 shërbime të reja  të shtohen dhe në kornizën e ndërveprimit të arrijnë 30 institucione.

Nëse bazat e të dhënave nuk janë funksionale është e kuptueshme që kompjuteri më i sofistikuar në botë nuk ka çfarë të japë përderisa ushqimi vjen nga baza e të dhënave. Dua të nënvizoj se ky portal është pjesë e një projekti që lidhet me programin e kalimit nga një shtet që shërben me njerëz në një shtet që shërben online”, tha Rama.

Sipas tij, paralel me këtë projekt po punohet edhe për krijimin e një qendre të vetme që ofron të gjitha shërbimet online.

 “Ndërkohë jemi duke punuar intensivisht me një ekspertizë të lartë ndërkombëtare dhe me mbështetjen e Bankës Botërore me të cilën kemi ngritur një skuadër të përbashkët për të mundësuar që paralelisht me krijimin e bazës së të dhënave për shërbime të veçanta, të krijojmë një qendër tregtare shërbimesh, që do të thotë se njerëzit nuk do kenë nevojë të shkojnë nga një zyrë në një tjetër, por t’i ketë shërbimet në një qendër të vetme shërbimesh që do të funksionojë online po nevojën e ndërverprimit me sportelistët dhe korrupsionin që e dimë se si ka funksionuar e vazhdon të funksionojë”, tha Rama.

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka vlerësuar sistemin e ri telektonik që vihen në dispozicion të MAS, por edhe Universiteve e qytetarëve për të proceduar sa më shpejt me përpunimin e diplomave. Sipas saj, ky sistem rrit transparencën dhe pamundëson ndërhyrjet miqësore dhe koruptive për t'i kaluar ato jashtë radhe.

"Me këtë sistem duhen njësuar 100 diploma në muaj, ne kemi 2 specialistë Ligji e parashikon 45 ditë. Por ende qytetarët përcjellin shqetësimin për kohën.  

Portali i kursen kohën 3-4 qytetarëve. Shmang korrupsionin, apo ndërhyrjen e mikut për të kaluar me shpejtësi. Shërbimi elektronik regjistron edhe ditën e ardhjes dhe bën më efiçent gjithë kryerjen nga punonjësit.

Pamundësohen ndërhyrjet miqësore apo korruptive që një diplomë të kalojë jashtë radhe.  Gjithçka kryhet në mënyrë elektronike. Nëse do të shtojmë rastin kur dokumentacioni  ka ardhur i paplotë dhe duhet të humbësh sërish ditë të tëra.

Propozimi  i qeverisë shqiptare redukton kohën e përftimit të këtij shërbimi dhe ofron siguri të lartë dhe ofron ruajte të sigurisë. Qytetari përfiton  MAS mundëson një bazë të dhënash reale. Për të tre nivele te diplomave. Sigurojmë qytetarët që kjo rrit përgjegjësinë tonë", tha Nikolla.

Drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) Linda Karcanaj, tha se brenda vitit nga 150 shërbime që ka aktualisht, portalit E-Albania do t’i shtohen edhe 89 shërbime të tjera elektronike, ndërsa po ashtu, numri i institucioneve që ndërveprojnë për të sjellë këto shërbime online, do të shkojë në 32. AKSHI është agjencia e cila ka realizuar dhe administron portalin E-Albania.

“Qytetarët e biznesit përfitojnë shërbime publike online. Nuk do trokasin më qytetarët në zyrat e shtetit, por zyrat do të vihen në dispozicion ku duan qytetarët. Portali sjell edhe risinë, mundësinë e pagesës online.

Nëpëmrjet kartës së kreditit qytetarët dhe bizneset mund të paguajnë online faturat e dritave, të ujit, tarfifa për shërbime të ndryshme e të tjera. Portali E-Albania u publikua fillimisht ditën e përvjetorit të pavarësisë, tani numri i shërbimeve elektronike ka arritur në 150.

Në portal janë mbi 600 shërbime informeuese për procedurat, dokumentacionin dhe vendodhjen e marrësist të shërbimit”, tha Karcanaj.

SHKARKO APP