Rama: Do të vijojë me rindërtimin deri kur familja e fundit të gëzojë shtëpinë e re

Kryeministri Edi Rama ishte sot në Kamzë, ku vazhdon kthimi në shtëpitë e reja për banorët e dëmtuar nga tërmeti.

“Puna ka vijuar dhe do të vijojë pa pushim deri kur familja e fundit mes mijërave që u prekën nga tërmeti i 26 nëntorit të gëzojë shtëpinë e re. S’ka kohë për pushim”, tha Rama.

Kryeministri Rama, i shoqëruar nga kryetari i bashkisë së Kamzës, vizitoi banesat e reja të dy familjeve që kanë përfituar shtëpi më të mëdha dhe më të forta se më parë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Erdha ta shoh të përfunduar, se nuk e besonit kur erdha herën e parë”, iu drejtua Rama kryefamiljarit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri theksoi se, “ne e fituam mandatin e tretë dhe do të vijojmë të ndërtojmë shtëpitë e të gjithë banorëve të prekur nga tërmeti”.

“Ne e fituam mandatin e tretë. Këtu në Kamzë akoma luftojnë komunizmin, por ne do t’ia bëjmë të gjithëve shtëpitë nuk ka rëndësi për kë kanë votuar e si kanë votuar”, tha Rama.

Kryetari i bashkisë Kamzë, Rakip Suli tha se procesi i rindërtimit po ecën me ritëm të lartë dhe vetëm në Paskuqan janë 75 shtëpi të reja që përfundojnë brenda muajit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?