Rama: Drejt përfundimit rikontruksioni i Poliklinikës të Specialiteteve në Durrës, ofron shërbime për 290 mijë banorë të qarkut
“Drejt përfundimit puna për Rilindjen e Poliklinikës së Specialiteteve në Durrës, e cila do të ofrojë shërbim për rreth 290 mijë banorë të qarkut. Me ambiente pritëse të zgjeruara, kushte bashkëkohore dhe aparatura të teknologjisë së fundit, Poliklinika e Specialiteteve do të ofrojë shërbim të shpejtë dhe cilësor në 17 specialitete të ndryshme dhe ekzaminime laboratorike Vijojmë pa u ndalur investimet për të transformuar dhe modernizuar infrastrukturën shëndetësore si dhe për të rritur cilësinë e shërbimit ndaj qytetarëve”, shkruan Kryeministri Rama në një postim në Facebook.

KOHA JONË SONDAZH

