Rama: Dua edhe Saliun me Bashën, në një dhomë!
Kryeministri Rama nuk i ka shmangur batutat gjatë takimit të sotëm me studentë të drejtësië, teksa komentoi thirrjen e ambasadorit amerikan Donald Lu, për t’u takuar të hënën më Bashën dhe të mbyllen në një dhomë derisa të gjejnë zgjidhje për reformën në drejtësi.
“Nuk e di çfarë do dalë, kur të dalim të marrim ajër, por konsensus nuk del. Ambasadori amerikan flet shqip, por mendon anglisht. Të mbyllem përjetë me Lul Bashën në një dhomë, ruajna Zot. Të paktën Basha duhet të dalë, se duhet të merret vesh me Saliun. Mos u shqetëso Sali. Ti rri aty në kullë dhe thua Luli bëj si të bësh kjo është prova jote e zjarrit, o me mu, o me reformën”, tha Rama.
Sidoqoftë më tej ai i është bindur “urdhërit” të diplomatit amerikan për një tjetër takim me kreun e opozitës. Mbetet për t’u parë nëse do të ketë një takim të tillë të hënën apo jo.
KOHA JONË SONDAZH

