Rama: Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua! Çyrykët habiten sesi ne fitojmë zgjedhjet

Kryetari i PS-së, Edi Rama po zhvillon këtë pasdite një takim me gratë e vajzat e qarkut Durrës. Në sallën e mbushur plot, në shoqërinë e kandidatëve, strukturave të partisë, kryebashkiakes Emiriana Sako, u fol për projektet dhe investimet e këtyre viteve, deri te trefishimi i përfaqësimit me gra dhe vajza socialiste. Rama tha se Durrësi po ndërtohet, ka plot kantiere. ”Kur morëm mandatin e tretë thashë do mbështesim Durrësin dhe do investohet si asnjëherë tjetër dhe u bë. Përjashto tërmetin dhe ja ku është, u investua”.
Pjesë nga fjala e Ramës
Durrësi është burrë, por drejtohet nga një grua dhe që e kam shoqe. Jam krenar për të, për punën që bën, krenar për urtësinë dhe përkushtimin që bën punën, pa zhurmë, me kulturë dhe pa fjalë, është kudo, në çdo cep. Sa herë më vjen mesazh gjithandej, e ia çoj, përgjigjet menjëherë. Di problematikat, pikat që kanë nevojë, i di të gjitha.
Dëgjoja një nga ata çyrykët që thoshte çudi me këta socialistët, prapë do e marrin mandatin, si do e marrin dhe më duket se do e marrin prapë! Dhe prapë e fituan, fituan luftrat, tërmetin, covidin etj., thoshte ky çyryku tani. Por po të ishte këneta me bufin, harroheni se do merrnin shtëpi të reja. Nëse nuk do ishim ne, do ishte këneta me bufin, pa spital, imagjinoni çfarë do bëhej me kovidin.
Ne nuk dolëm në luftë me Rusinë, por çfarë ndodhi atje ku u godit rëndë sistemi energjetik, ne bëmë atë që jo vetëm nuk e rritëm 1 qindarkë, por e kapërcyem atë krizë, por jemi edhe i vetmi vend në botë, se Europa ka të tjera situata, që kemi ulur çmimin e energjisë elektrike. Ja tek është Durrësi që po ndërtohet, ka plot kantiere, vetëm sot vizituam 4 prej tyre dhe vazhdohet. Kur morëm mandatin e tretë thashë do mbështesim Durrësin dhe do investohet si asnjëherë tjetër dhe u bë. Përjashto tërmetin dhe ja ku është, u investua.
Kujtoj historinë e ujit të pijshëm që nuk kishte ujë 24 orë, teksa sot jemi në Durrës në nivelin më të mirë të furnizimit me ujë, kemi zona me 24 orë ujë dhe me investimin përfundimtar, ku janë bërë gati projektet, ne do e përmbyllim mandatin e katërt edhe këtë problematik dhe Durrësi s’do ketë më probleme me ujin e pijshëm në asnjë zonë.