Rama e Balluku inspektojnë punimet në Korridorin 8

Në kantierin e aksit Elbasan-Qafë Thanë, pjesë e Korridorit VIII, që falë Samitit të BE në Tiranë hyri më në fund në korridoret europiane pas vitesh të tëra “luftë” dhe së bashku me aksin Durrës – Prishtinë – Nish do t’i japë përfundimisht Portit të Ri Tregtar të Durrësit rolin e shumëdëshiruar strategjik, si nyje lidhëse Lindje – Perëndim për lëvizjen e mallrave.
Po punohet sipas grafikut të përcaktuar për këtë lot të rëndësishëm, i cili është në fazën e përgatitjes për hedhjen e shtresave asfaltike.
Deri tani janë realizuar 95% e veprave të artit si ura, tombino, bokse. Ka përfunduar mbrojtja lumore dhe janë në përfundim shtresat mbushëse të trupit të rrugës ku në total ka përfunduar 42% e punimeve“, shprehet kryeministri Edi Rama.

SHKARKO APP