Rama e Basha 3 orë në zyrën e Nishanit, çfarë po negociohet?

Kur kanë kaluar rreth 3 orë nga takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe liderit të opozitës Lulzim Basha në tryezën e thirrur nga kreu i shtetit, Bujar Nishani në Presidencë, ende nuk ka të dhëna konkrete se mbi cilën “formulë” po diskutojnë Rama e Basha për arritjen e kompromisit.

Ndërkaq nuk përjashtohet mundësia që palët ta kenë nisur diskutimin me paketën e propozuar nga negociatorët ndërkombëtarë dhe se mund të bëjnë lëshime nga disa pretendime.

Megjithatë pritet që në orët në vijim të zbardhen bisedat mes tyre dhe nëse do hyjë apo jo opozita në zgjedhje.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërkohë që mbrëmë vonë në përfundim të mbledhjes së Grupit Parlamentar kryedemokrati Lulzim Basha tha se kishte si kusht qeverinë teknike pa Ramën kryeministër dhe krijimin e kushteve për zgjedhje të lira e të ndershme, por ai shtoi që nëse Rama ofron zgjidhje të tjera, ishte i gatshëm t’i eksploronte.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu, nuk dimë nëse Basha ka hequr dorë nga qeveria teknike për të pranuar propozimet e reja që do ta fusnin në zgjedhje.

Dy javë më parë, Presidenti i Republikës kishte tentuar, pa sukses, të organizonte një tryezë politike mes kreut të LSI-së, Ilir Meta, Kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Basha. Por dje palët u panë se ishin më afër në qëndrimet e tyre.

“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe një herë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, thuhet në njoftimin Presidentit të Republikës.  Kryeministri Rama e ka mirëpritur këtë ftesë të kreut të shtetit, duke u shprehur i gatshëm të ulet me kreun e opozitës. “Z.President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD! Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB”, shkruan Basha. Negociatorët ndërkombëtarë duket se e kanë bindur Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha për të pranuar një zgjidhje ku palët të kenë hequr dorë nga disa pretendime.Mësohet se është propozuar shtyrja e zgjedhjeve për datat 23 ose 30 korrik, kohë që mund të tentohet edhe numërimi elektronik i votave. Po ashtu mësohet se Kryeministri mund të pranojë emërimin e 6 ministrave teknikë me konsensusin e opozitës. Ky ndryshim do të jetë në funksion të rritjes së garancive për mospërfshirjen e administratës, mësuesve, punonjësve të sektorit të shëndetësisë, të OSHEE-së apo dhe të bujqësisë në procesin zgjedhor.

Mësohet se edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i kalojë opozitës për të rritur transparencën e vendimmarrjes së këtij institucioni. Duke ofruar këto garanci, Kryeministri ka kërkuar si kusht nga opozita që të rikthehet në Parlament dhe të votojë vetingun. Ende nuk dihet nëse do të ketë rikthim nga e para të të gjithë procesit të përgatitjes zgjedhore, që nënkupton afate të reja për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave të kandidatëve për deputetë. Mësohet se përfaqësues të partive të vogla kërkojnë lejim të krijimit të koalicioneve, të cilat e shohin të vështirë përfaqësimin e tyre në Parlament, nëse garojnë pa koalicione.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?