Rama i hakërrehet Rektorit Koni: Mëshiroj pafytyrësinë tuaj!

Kryeministri Edi Rama ka ashpërsuar gjuhën ndaj Rektorit të Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, pas akuzave që ky i fundit adresoi në drejtim të tij.

Në një postim në twitter ai shkruan: Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë!

Sidoqoftë, shton Rama, “unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m’i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju”.

SHKARKO APP