Rama: E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës u shmang. 48 forca speciale po punojnë në Llogara
Kryeministri Edi Rama ka informuar sërish për situatën me zjarret në vend, ku thotë se ka lajme të mira. Për zonën e Vlorës, kreu i qeverisë thotë se e keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës është shmangur. ”Nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit. Në zonë po punon edhe një helikopter. Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë”. Po ashtu Rama tregon edhe se 48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë.
Postimi i plotë
Ndërsa lufta vazhdon me flakët në vend, disa lajme të mira ka:
➡️ E keqja e madhe në disa fshatra të Selenicës së Vlorës u shmang. Por nga ana tjetër trupa dhe mjete janë shtuar për t’i dhënë fund vatrave të zjarrit. Në zonë po punon edhe një helikopter.
➡️ Në Llogara është rikthyer optimizmi falë erës në favor ndërsa një helikopteri tjetër po hedh ujë.
48 forca speciale dhe zjarrfikës po punojnë në majën e malit në kufi të Parkut të Llogarasë. Forcat tona po arrijnë të largojnë nga parku zjarrin.
***Ndërhyrje gjithashtu janë bërë edhe në Vithkuq (Korçë) në Mallakastër, në Tarabosh, (Shkodër),Qerem (Tropojë), Kalise (Kukës), Mavropull, (Delvinë).