Rama e quajti Chris LaCivita punëtor të Trump, Berisha: Zgjodhi PD-në për të vijuar betejën kundër Sorosit

Sali Berisha ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti konsulentin e PD-së për zgjedhje punëtor të Trump, teksa shigjetonte opozitën. Në një konferencë me gazetarët, Berisha theksoi se Chris LaCivita është njëkohësisht kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump.

”Ai personi, të cilin Edi Rama e quajti punëtor i Donald Trump sikur të ishte kopshtar apo lulishtar në Mar-A-Lago është njëkohësisht kryetar i komitetit kombëtar të Partisë Republikane të Donald Trump. Dhe ai foli aty në cilësinë e bashkëkryetarit të menaxhimit të fushatës më të suksesshme në histori, por foli edhe në cilësinë e kryetarit të Komitetit Kombëtar Republikan”,-tha Berisha.

Nga ana tjetër, Berisha theksoi se Chris LaCivita, zgjodhi PD-në për të vazhduar betejën kundër Sorosit dhe ekstremit të majtë të tij. Berisha thekson se vendimi i tij ishte një akt politik. ”Çdo shqiptar duhet ta ketë të qartë se Chris LaCivita në kërkesën planetare që ekziston, në qindra kërkesa nga i gjithë planeti, që ekzistojnë për të bashkëpunuar me të, ai fisnikërisht zgjodhi Partinë Demokratike të Shqipërisë. Për të Edi Rama është një kukull e Xhorxh Sorosit. Erdhi këtu për të vazhduar betejën që fitoi në SHBA, kundër Sorosit dhe ekstremit të majtë të tij. Pra, ishte një akt kryekëput politik pasi i prenë kokën gjarprit në Uashington, duhet t’ia presin tentakulat kudo, dhe në Shqipëri ato ishin dhe janë më të zhvilluara se në asnjë vend tjetër”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?