Rama: Fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK dhe GJKKO, jo qeveria
Kryeministri Edi Rama është shprehur se fajtorët e 21 janarit i nxjerr SPAK dhe GJKKO, dhe jo qeveria, gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rubrikën “Sy m’Sy”.
“Nuk dua të marr shumë kohë me temën e drejtësisë sepse e kemi diskutuar shumë. Më parë kemi pasur një heshtje strategjike për më shumë se 5 vite për t’i dhënë suport total institucioneve të reja të drejtësisë që mos të ndihej asnjë lloj trysnie ndaj drejtësisë, qoftë edhe për shkak të një fryme kritike që është e shëndetshme për hir të së vërtetës.
Dhe tani që kjo heshtje strategjike ka dhënë si rezultat krijimin e një vetëbesimi te pavarësia patjetër që do të duhet të flasim për standardet dhe cilësinë, respektin e lirive dhe të drejtave.
Para ligjit janë të barabartë të gjithë, edhe prokurorët, edhe të akuzuarit, edhe gjykatësit edhe të tërë të tjerët që ndjekin një proces.
Kur vjen puna te 21 janari, fajtorët e kësaj ngjarjeje i nxjerr SPAK dhe GJKKO, nuk i nxjerr qeveria. Kur thua mos “mos kujtoni se e ka me të vërtetë”, unë e kam me aq të vërtetë sa ty dhe të tjerëve nuk ua rrok as mendja sa me të vërtetë e kam këtë punë.
Unë e kam aq me të vërtetë punën e drejtësisë se po të mos e kisha me të vërtetë nuk do kishte SPAK fare”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

