Rama flet nga Vjena: Ende s’më ka kthyer përgjigje Lukashenko. Turp për opozitën tonë që më kritikon
Paraditen e të premtes mblidhet Këshilli Përhershëm i OSBE në një takim të dedikuar tërësisht krizës në Bjellorusi. Kryeministri Edi Rama në kapacitetet e kryesuesit të OSBE do ti adresohet këshillit me një fjalë. Në një intervistë për Top Channel, Rama thotë se dialogu është i vështirë dhe nuk ka kontaktuar me opozitën në Bjellorusi. Ndërkohë nuk harron të sulmojë opozitën në Tiranë për kritikat ndaj tij.
Intervistoi: Muhamet Veliu
Veliu: Ju gëzoni besimin e ndërkombëtarëve, nga BE, Merkel apo edhe SHBA, por duhet të marrë edhe një rol i Rusisë, sa mund të negociohet situata në Bjellorusi?
Rama: Nuk bëhet fjalë për të negociuar krizë, por për krijimin e një mundësie komunikimi mes palëve, që po shkojnë në një konfrontim me pasoja të mëdha me të gjitha palët. Nuk bëhet fjalë për një punë individuale, por me një punë që lidhet me një organizatë të tërë dhe me një grup të madh njerëzish. Unë mendoj që kjo është gjëja e duhur dhe më vjen mirë që iniciativa jonë që ishte në një moment të vështirë dhe kaotik, mori kaq shumë vëmendje dhe ka marrë mbështetje të plotë në të gjitha nivelet. Nuk është refuzuar por mbështet edhe me një rezervë nga Rusia.
Veliu: Keni dërguar një letër për Lukashenkon, keni marrë një përgjigje?
Rama: Nuk kemi përgjigje. Po të kishim do kishim shkuar në Minsk, por kjo është detyra e OSBE dhe puna. Durimi është pjesë e rëndësishme e kësaj detyre.
Veliu: A keni kontakte me opozitën në Bjellorusi?
Rama: Jo se kemi preferuar të mbajmë një pozicion krejtësisht të baraslarguar nga të dy palët. Arsye pse dërguam letrën është se për të shkuar në Minsk duhet një aprovim dhe nuk mund të shkohet pa të. Vetëm nëse bëjmë selfie në protestë. Dhe jo nuk është puna ime dhe detyra ime. Jemi për të lehtësuar komunikimi me kushtet e krijuara. Kjo i takon popullit dhe autoriteteve Bjelloruse. Të dy palëve dhe nuk i takon OSBE apo kushdo qoftë që të zgjidhje. Por Bjellorusia është anëtare dhe është instrumenti i duhur nëse pranojnë këtë ofertë.
Veliu: Roli me negocitata në Bjellorusi, i keni ndjekur ironitë e opozitës?
Edi Rama: Nuk është asgjë e re. Kur bëhet djalë për përfaqësimin e Shqipërisë është turp i madh, dhe nuk e bën asnjë opozitë në Europë. Turp i tyre. Këtu nuk është fjala për mua. Unë jam krenar se kemi arritur qe ta vendosim Shqipërinë në një fokus tjetër.
Edi Rama: Ne kemi bërë përpjekje për t’i bashkuar faktorët atje. Cakaj ka punuar me ta intensivisht. Mesazhi i sotëm mu kërkua nga partia simotër dhe ishte bindja ime. Mu kërkua nga Gjukanovic. Partneriteri i shqiptarëve me Gjukanovic është me rëndësi strategjike.