Rama flet për dorëheqjet e gjyqtarëve: Drejtësia e vjetër bie

Kryeministri Edi Rama ka përshëndetur largimin vullnetar të gjykatësve dhe prokurorëve nga postet e tyre. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Rama shkruan se drejtësia e re nuk do të mund të kapet si ajo e vetra, që sipas Lryeministrit po bie.

“Përshëndes largimet vullnetare të gjykatësve/prokurorëve që s’duan të kalojnë vetingun! Drejtësia e Re nuk kapet dot si e Vjetra që po bie!“, shkruan Rama.

Ditën e sotme, Mirela Fana, gjyqtare pranë Gjykatës së Lartë i paraqiti dorëheqjen kryetarit të kësaj gjykate, Xhevahir Zaganjori. Fana e arsyetoi dorëheqjen e saj nga posti që mbante për motive personale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa pak ditë më parë prokurori Sulejman Tola nuk ka dorëzuar në ILDKP deklaratën e pasurisë dhe në fund të muajit shkurt pret të dalë në pension.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?