Rama flet për zgjedhjet në Samitin Europian: Ata që votuan për të më shkarkuar nuk janë euroskeptikë

Kryeministri Edi Rama u tha 47 liderëve europianë në Samitin e Komunitetit Politik Europian, se 52% e shqiptarëve votuan pro tij në zgjedhjet e 11 majit, për të mbështetur rrugëtimin europian të Shqipërisë. Nga ana tjetër, nënvizoi se ata që votuan për opozitën, nuk janë euroskeptikë, por Rama i quajti si euro optimistë të painformuar.

“Mbërritja juaj vijon një fushatë zgjedhore ku Europa këtu ka qenë më e pranishme se kurrë. Ishte kënaqësi që fushata e PS-së u përqendrua te kjo fjalë: Europë, identitet, përkatësi. Dhe identiteti fitoi më shumë se 52% të votave.

Për mikun tim të dashur Keir, ishte një rezultat mjaft i ngjashëm me referendumin e Brexit-it, por me role të përmbysura, 52% për ne për të mbetur apo në rastin tonë për t’iu bashkuar.

Nuk ka krahasim 48%-shi i mbetur i votuesve. Ata nuk janë euroskeptikë, janë thjeshtë euro optimistë të painformuar, të cilët mendojnë që duhet të isha shkarkuar, meqë nuk e integrova Shqipërinë në BE shumë kohë më parë”, tha Rama.

SHKARKO APP