Rama fton studentët ekselentë: Më kontaktoni për t’u përfshirë në punët e mëdha të mandatit të tretë

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje studentëve me rezultate të larta, që kanë studiuar jashtë apo brenda vendit, dhe duan të kontribuojnë për Shqipërinë.

Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, kryeministri ka publikuar një adresë emaili, e cila do të shërbejë si një urë komunikimi mes tij dhe këtyre personave.

Ai i fton ata që të japin mendimin, opinionet dhe projektet e tyre.

gatipërshqipërinë@kryeministria.al
Kjo adresë është në dispozicion të të gjithë atyre që kanë studiuar me rezultate të larta, jashtë shtetit apo në Shqipëri, të cilët kanë dëshirë të më kontaktojnë mua personalisht apo anëtarët e tjerë të kabinetit, për të kontribuar me opinionet, idetë, projektet apo edhe gatishmërinë e tyre që të përfshihen drejtëpërdrejtë në punët e mëdha të Mandatit të Tretë ”, shkruan Rama.

SHKARKO APP