Rama: Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat që do të nisen nga Brindizi. Pjesë e garës dhe dy varka shqiptare

Placeholder Image

Kryeministri Edi Rama shkruan në një postim në Facebook, që për 4 ditë Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi.

Teksa thekson se pjesë e garës do të jenë edhe dy varka shqiptare, kreu i qeverisë e quan një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit.

”Për 4 ditë rresht prej 6 korrikut Gjiri i Vlorës do të “pushtohet” nga varkat me vela të cilat do të nisen nga Brindizi. Një ngjarje sportive që këtë verë mbush 12 edicione që për këdo që adhuron sportet e ujit ose ka dëshirë të sodisë një pamje romantike si ajo e varkave me vela mund të kalojë nga Marina Orikum në këto ditë, ku për herë të parë do të garojnë dy varka shqiptare”,-shkruan Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?