FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Gjykata Kushtetuese do vonojë procesin e Vettingut si bëri me pronat

Kryeministri Edi Rama dyshon se Gjykata Kushtetuese do të vonojë procesin e Vetingut duke sjellë shembullin me ligjin e pronave.

Kreu i qeverisë thekson se kemi qenë shumë të inkurajuar nga treguesit e antikorrupsionit në Transparence International.

“Kam arsye të dyshoj që gjykata Kushtetuese do të sillet me opinionin ashtu siç të gjithë ne dëshirojmë pasi kemi shenjë të parë jo shumë inkurajuese të sjelljes së Gjykatës Kushtetuese me opinionin e Komisionit të Venecias me ligjin e pronave. Gjykata kushtetuese ka bërë me ligjin e pronave një ndërhyrje që bie ndesh me opinionin e Komisionit të Venecias të cilin e ka kërkuar po vetë si një opinion jo detyrues, por në botën e qytetëruar kur kërkohet opinioni konsiderohet i pakontestueshëm, në bazë të një marrëveshjeje të pashkruar. Duke e mbyllur më lejoni t’ju them se kemi qenë shumë të inkurajuar nga barometri i fundit antikorrupsion i Transparence International, ku Shqipëria është renditur me kuota shumë të larta për vullnetin e qeverisë për të luftuar korrupsionin”, tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?