Rama: Gjyqtarët “Gjon- Hysen- Tomi” i ndalon vettingu!

“Gjinët” “Hysenët” dhe “Tomët” do të mund t’i ndalojë vettingu.

Ishte ky mesazhi qendror i kryeministrit Edi Rama, gjatë fjalës së tij në  “Olimpiadën e Aftësive”, panairin dedikuar shkollimit profesional, të hapur në Tiranë. Rama theksoi se qeveria është e vendosur që të zhbllokojë vettingun, duke shtuar besimin se një që e tillë do të ndodhë shumë shpejt.

“Investitorëve të huaj i del përpara një Gjon, një Hysen apo një Tom dhe i thotë ndalo, se jam unë këtu. Pa vettingun dhe pa pastrimin e gjith këtyre gjykatësve dhe prokurorëve… aty ku ka një mollë të kalbur, kalbet e gjithë arka. Dhe për këtë arsye të gjitha janë të lidhura me vettingun. Ne jemi shumë të vendosur që të zhbllokojmë vettingun një orë e më parë dhe vettingu do të zhbllokohet. “-tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama shtoi se papunësia e të rinjve në vend është kriza më e madhe sistemike e 27 viteve të fundit.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Kriza më e rëndë ndër gjithë gamën e krizave që ne trashëguam, është kriza e papunësisë rinore dhe adresimi më i rëndësishëm i gjithë spektrit politikave tona të reja është pikërisht adresimi i kësaj krize. Bëhet fjalë për një krizë sistemike, të thelluar në 25 vjet, duke e zhveshur praktikisht Shqipërinë nga aftësia për një gamë të gjerë punësh. Dhe vetëm pak vite më parë, dhoma gjermane e tregtisë, e përshkruante më së miri pasojën më të mirë të kësaj krize. Në një raport ku thuhej, Shqipërisë i mungojnë punëtorë të kualifikuar, në industrinë ushqimore, në ndërtim, në industritë elektromekanike, i mungojnë saldatorë, elektriçistë, minatorë, specialistë ashensorësh, rrobaqepës…

Shqipërisë 3 vite e gjysmë më parë i mungonin punëtorët e kualifikuar në çdo zanat, ama sot Shqipëria ka 8-fish juristë më shumë se Gjermania, dhe nuk mund të themi se ka një sistem gjyqësor të krahasueshëm me Gjermaninë, përkundrazi. 3 vite e gjysmë më parë, pjesa dërrmuese e kompanive thonin se për pozicione të caktuara çonin jashtë vendit punëtorë për kualifikim”, tha Rama.

Rama tregoi rastin e tij “personal” me rrobaqepësit.

“Unë do thoja se vendit tonë i mungojnë edhe rrobaqepës, duke patur edhe problem timin për shkak të përmasave që më janë përcaktuar nga ime më dhe im atë”, tha Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?