Rama hap ekspozitë personale në Paris
Kryeministri Edi Rama do të hapë një ekspozitë personale në galerinë Marian Goodman në Paris aty ku ka jetuar pas vitit 1991, kohë kur punonte edhe për gazetën e madhe KOHA JONE.
“E gjeta veten duke vizatuar pothuajse gjatë gjithë kohës time të punës, ndërsa ndërveproja me njerëzit në zyrën time ose në telefon. Dhe kuptova që nuk po vizatoja unë por dora ime”, shkruhet në prezantimin e kryeministrit Edi Rama në faqen e galerisë.
Ekspozita hapet për publikun të shtunën, në 8 qershor ora 18:00 – 20:00.