Rama hidhet në sulm, e nis ditën duke llogaritur votat me Idrizin
Kryeministri Edi Rama ka nisur lëvizjet që në orët e para të ditës, një ditë pasi u shpreh i bindur se janë 94 votat për Reformën në Drejtësi.
Ai ka mbajtur një takim me kreun e PDIU-së, Shpëtim Idrizin dhe deputetin Aqif Rakipi.
Takimi u mbyll rreth orës 09:35. Rama doli nga hotel “Rogner” në kryeqytet, ku u mbajt takimi dhe nuk ka preferuar të japë asnjë deklaratë për mediat.
Ka qenë Shpëtim Idrizi, i cili pas takimit ka thënë: “Në fokus të takimit me Ramës, Reforma në Drejtësi. Mbetem besimplotë se do të gjendet kompromisi për reformën.
Tre ekspertët do ta gjejnë kompromisin e nevojshëm”.

KOHA JONË SONDAZH

