Rama, himarjotëve: Nëse doni prona shkoni te Vangjel Tavo, nëse doni sherr keni Vangjel Dulen!

Kryeministri Edi Rama ka shkëmbyer batuta me banorët e Himarës teksa po shpërndante 437 tituj pronësie.

Ai iu bëri thirrja himarjotëve që t’i drejtohen Vangjel Tavos nëse duan prona, por nëse duan sherre të shkojnë të Vangjel Dule.

“4 mijë certifikatat e shtëpive të trashëguara do të jepen brenda këtij viti. Prefektura dhe prefekti është për çdo problem që keni, prefekti ka detyrën për ta zgjidhur këtë çështje. Nëse do pronë shko te Vangjel Tavo, nëse do sherr keni Vangjel Dulen!-tha Rama me ironi therëse.

SHKARKO APP