Rama ironizon Blushin: Shakaxhinjtë mendojnë se ekonomia rritet duke shkruar përralla
Për Edi Ramën, koncesionet në mjekësi është një arritje e qeverisë së tij, sepse siç thotë ai “qytetarët marrin shërbimet dhe nuk paguajnë asnjë lek nga xhepi”. Kreu i PS-së dhe kryeministri Edi Rama sot për herë të parë i ka folur Ben Blushit duke i kthyer përgjigje në lidhje me akuzat që bëri ish-deputeti socialist, tani më themelues i LIBRA-s.
“Nuk dua të humbas kohën e askujt dhe aq më pak të shpenzoj timen sepse është një debat midis atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin me ekspertizë.
Përrallën e koncesioneve në shëndetësi tregojeni sa të duan sepse nuk ju beson asnjeri sepse e vërteta është ajo që qytetarët provojnë edhe është shumë e thjeshtë:
Marrin shërbime më cilësore dhe nuk paguajnë asnjë qindarkë nga xhepi. Ne kemi bërë dhe do të bëjmë partneritet publik privat për të gjitha shërbimet.
Nuk do të humbasim më kohë me ata që shqiptarët i duan të pandriçuar lidhur me këtë çështje”, tha Rama në seancën e Kuvendit të Shqipërisë.
Shakaxhinjtë që mendojnë se ekonomia mund të rritet duke shkruar përralla mund të vazhdojnë të shkruajnë përralla, por rritje ekonomike do arrihet nga reformat që po bëjmë ne”
Pjesë nga fjala e Ramës
Nuk dua të humbas kohën e askujt dhe aq më pak të shpenzoj timen për çka u debatua pak më parë sepse është një debat mes atyre që tregojnë përralla dhe atyre që flasin me ekspertizë.
Radhën e koncesioneve në shëndetësi tregojeni sa të doni, nuk ju beson asnjë. E vërteta është ajo që qytetrarët provojnë dhe që është shumë e thjeshtë. Qytetarët marrin shërbime shumë më cilësore dhe nuk paguajnë asnjë qindarkë. Ne do të bëjmë PPP për të gjitha shërbimet dhe as nuk do të humbasim më kohë për ti mbushur mendjen që atyre që shqiptarëve i duan të pandricuar për këtë cështje.
Po vij tek tema qëndrore sipas meje dhe nuk po flas me cfarë themi ne, por me cfarë thotë BB për ekonominë shqiptare.
Ekonomia e Shqipërisë ka vazhduar të zgjidhet nga investimet privatë. Rritja e përshpejtuar me 3% në 3-mujorin e 2016 vazhdoi me një rritje 3.2 % me tre mujorin e dytë.
Deficiti buxhetor pritet të arijë në 5.2 % në 2017.
Nëse duam të flasim për ekonomi, ekonomia bazohet në fakte të verifikueshme, jo në shkelje të syrit te të varfërve.
Borxhi publik pritet të bjerë në përputhje me programin e qeverisë.
Shakaxhinjtë e përparimit që mendojnë se ekonomia rritet duke treguar përralla le të tregojnë përralla, ekonomia rritet duke bërë reforma sic bëmë ne.
Norma e punësimit është 2.7 % me lartë se e njëjta përiudhe se një vit më parë
Sipas BB rezultatet më të mira në punësim shënojnë ttreguesit e uljes së papunësisë si dhe rritja e pjesëmarrjes në forcën e punës.
Fakti është që papunësia sipas BB është ulur dhe jam shumë i kënaqur që kam Tabakun këtu se nuk e kisha kur doli niveli i korrupsionit dhe jam i bindur se as Tabaku nuk mohon dot këtë raprot të BB.
Sipas BB është ulur varfëria. varfëria e moderuar vlerësohet të ketë rënë në 2015 me 46%.
(I drejtohet Vokshit) “Kur lexon raportin mos shiko vetëm shëndetin. Zbrit nga kulla e vrojtimit lexo raportion dhe hajde këtu.”
Këto që thashë janë relative dhe jam më i vetëdishëm se të gjithë shakaxhinjtë që bëjnë politikë me fatkeqësinë, me varfërinë, dhe dëshpërimin e njerëzve. Cka kemi bërë nuk është një aryse për tu thënë njerëzve: Mjaftohuni me kaq. Por që ndihma ekonomike ishte 15-30 mijë klekë kur morëm qeverisjen dhe sot është 45-80 mijë lekë ky është fakt. Kjo shumë nuk është një shumë që ti themi njerëzve ua plotësuam nevojën për ndihmën ekonomike.
KOHA JONË SONDAZH

