Rama i kërkon ndihmë BE-së për baronët e drogës, zbardhet letra

Situata me kanabizimin në vend, ka ”detyruar” kryeministrin që ti kërkojë ndihmë BE-së, pasi krimin e lidhur me drogën, kryeministri e quan problem europian. Në një opinion të botuar në gazetën amerikane ”Financial Times”, kryeministri i Shqipërisë zbulon më shumë për letrën që ju ka dërguar udhëheqësve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian.

“Të premten unë u dërgova një letër liderëve të 28 shteteve anëtare të Bashkimit Europian duke kërkuar mbështetjen e tyre në betejën tonë me baronët e drogës. ‘Ne e dimë se disa banojnë dhe lulëzojnë në vendin tuaj gjithashtu, duke përfituar nga droga e paligjshme, trafikimi i njerëzve dhe aktivitete të tjera të paligjshme’, thuhet në letrën time. ‘Ne duam ndihmën tuaj dhe ju ofrojmë tonën në këmbim, për t’i kapur këta njerëz dhe për t’i vënë para drejtësisë.’ “Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet”, shkruan Rama.

Ndërsa e mbyll opinionin duke shkruar: “Unë shpresoj që qytetarët e të gjithë kombeve të BE-së do të nxisin qeveritë e tyre të veprojnë dhe qëndrojnë krah nesh. Kjo është një betejë për të gjithë ne, dhe një betejë që duhet të fitohet”.

Letra e Plotë

Shkëlqësi,

Bashkimi Evropian së shpejti do të vendosë për një afat kohor për negociatat me qeverinë tonë në lidhje me pranimin e Shqipërisë në BE. Kjo është një fazë të cilën politikanët shqiptarë të të gjitha bindjeve mezi e kanë pritur në këta dekadat e fundit. Si kryeministër, është detyra ime t’ju tregoj për hapat e vështirë që janë marrë dhe tashmë ne po përgatitemi për konfirmimin e trupës diplomatike të BE.

Siç edhe ju e dini, Bashkimi Evropian i dha Shqipërisë statusin e kandidatit në 2014. Vitin e kaluar Komisioni Evropian vendosi pesë kushte kryesore për fillimin e negociatave. Ato ishin reformat administrative, shtim i masave për mbrojtjen e të drejtave të njeriut, arritjet në luftën kundër korrupsionit, reformën e gjyqësorit dhe masat e fuqishme kundër krimit të organizuar.

Qeveria ime, e cila kishte vetëm pak muaj që ishte në detyrë, ishte në gjendje të kuptonte rëndësinë e jashtëzakonshme që përfaqësonin këto kushte. Ne kemi marrë përgjegjësinë. Ne kemi zgjedhur të veprojmë.

Një vit më parë, Komisioni Evropian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqipërinë duke pasur parasysh progresin në përmbushjen e prioriteteve kyçe dhe zbatimit të reformës në drejtësi, në veçanti rivlerësimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve. Zbatimi i këtyre masave është kundërshtuar fuqimisht nga ata që e kanë vënë sistemin e ri demokratik në rrezik. Por ne qëndruam të patundur, bazuar në rezultatet e zgjedhjeve parlamentare më herët këtë vit, mund të them që qytetarët shqiptarë na kanë mbështetur.

Tashmë ne e kemi rritur përgjegjësinë tonë duke marrë hapa të mëtejshëm. Kohët e fundit, qeveria ka miratuar plane ambicioze për të luftuar krimin e organizuar. Ne i kemi shënjestruar kokat e bandave: kudo ku ata po fshihen, do t’i gjejmë dhe do t’i arrestojmë dhe do t’i dënojmë, duke besuar te reforma jonë e re e drejtësisë për t’i dërguar të dënuarit në burg. Gjithashtu ne do të konfiskojmë pasuritë e tyre. Kultura kriminale që shqiptarët kanë duruar prej vitesh po shkon drejt fundit. Ne jemi në procesin e të ndërtuarit një infrastrukturë për zbatimin e ligjit veçanërisht të projektuar për të çrrënjosur këtë plagë dhe për të parandaluar “infektimin” e gjeneratave të ardhshme.

Por shqiptarët nuk kanë qenë të vetëm kundër shkatërrimit të bosëve të krimit kombëtar. Ne e dimë që edhe në shtetet tuaja gjëra të tilla ekzistojnë, duke përfituar nga droga e paligjshme, prostitucioni, trafikimi njerëzor dhe aktivitete të tjera të paligjshme. Ne duam ndihmën tuaj dhe në këmbim ju ofrojmë tonën, në mënyrë që këta njerëz të dërgohen para drejtësisë.

Shqiptarët e kuptojnë shumë mirë si historia e popullit të tyre së fundmi ka sjellë shembuj të ndëshkimeve ndërkombëtare. Në vitet e hershme të periudhës ku mungonte ligji, pas rënies së diktaturës, kultivimi i kanabisit është dukur si një zgjidhje e thjeshtë në ato kohë të vështirë ku vendi ishte në kaos. Duke dhënë përfitime të shpejta. Ato kohë, nuk ishte as e ligjshme. Më vonë policia, prokurorët dhe gjykatësit mund të “bliheshin” shumë lehtë. Bosët e bandave shijuan prestigjin dhe admirimin që impononin nga aktivitetet e paligjshme.

Qeveria ime erdhi në pushtet në shtator të vitit 2013, e zotuar për t’i dhënë fund kësaj situate kaotike ku ligjet nuk funksiononin. Në qershor të vitit 2014, ne  urdhëruam një operacion masiv kundër drogës në fshatin Lazarat në jug të Shqipërisë, e cila ishte një zonë e “ndaluar” për zyrtarët e qeverisë pararendëse.

Ne kemi qenë të angazhuar në këtë betejë që atëherë, duke u ndihmuar edhe nga policia italiane Guardia di Finanza, dhe Bashkimi Evropian. Kjo ka dhënë rezultat. Javën e fundit, Drejtori italian i Guarda di Finanza Stefano Screpanti, raportoi 2, 086 bimë kanabisi në të gjithë Shqipërinë. Ky informacion bëri që të shkatërroheshin shumë të mbjella duke u shoqëruar edhe me arrestime. Si rezultat, vëzhgimi i këtij viti zbuloi vetëm 88 plantacione të dyshuara, ose 150 herë më pak krahasuar me vitin e kaluar.

Me fjalë të tjera, Shqipëria nuk është më kryeqyteti i kanabisit në Evropë, siç kanë raportuar disa media. Industria e kanabisit po vdes. Ne synojmë ta ndalojmë plotësisht këtë gjë deri në fund të këtij viti.

Ka ende shumë për të bërë. Prodhimi i kanabisit ka nxitur në zhvillimin e rrugëve të tregtisë, investimet në pajisjet dhe personelin e transportit që kanë qenë duke u përdorur për kontrabandë nga burime ndërkombëtare.  Ne jemi të zotuar të punojmë me të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarët të eliminojmë edhe këtë.

Ideja që dua t’ju përcjell është se në Shqipëri janë ndërmarrë hapa ndryshimi, siç është ndryshimi i gjendjes post komuniste në një komb ku sundon forca e ligjit. Ne i jemi shumë mirënjohës Bashkimit Evropian për asistencën teknike dhe ekonomike. Ne jemi edhe më të angazhuar të përmbushim aspiratat tona për t’iu bashkuar komunitetit evropian, duke ndarë me ta vlerat e demokracisë dhe sundimin e ligjit. Duke folur përmes kutisë së votimit, qytetarët shqiptarë na kanë thënë pa dyshim se kjo është ajo që ata dëshirojnë. Është përgjegjësia e qeverisë sime për të përmbushur zotimet tona.

Ne shpresojmë që ju do të na mbështesni për të marra hapa drejt fazave të tjera të zhvillimit, duke shkuar drejt pranimit dhe anëtarësimit në familjen evropiane.

Me shumë respekt,

Edi Rama.

SHKARKO APP