Rama i LSI: Videopërgjimi është aksion i PD, jo i LSI

Luan Rama te emisioni i Ylli Rakipi ka pranuar se video-përgjimi është një aksion i PD-së dhe se LSI nuk është e bindur, nëse video-përgjimi është i vërtetë apo një sajesë e PD-së.

“Përgjimi është aksion i PD-së. Po, është një aksion i Partisë Demokratike. Çështja është se ky aksion i PD, është një sajesë, apo jo?

Si ngjarje kjo nuk është e re për median dhe publikun, unë kam qenë ministër i Mbrojtjes në atë kohë kur ka dal ky problem dhe është e vërtetë që Xhafaj në atë kohë ka kërkuar dorëheqjen te Majko.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por sot nuk kemi një ngjarje që lindi dje, ka një background ngjarja, elementët konkretë pastaj janë dokumentet e vendimit në Itali.

Swiss Digital Mobile Reklama

Këtu bëhet fjalë për emra konkretë që janë të vërtetë dhe vijmë te intervista apo përgjimi që ka dalë.

Duhet të ndërhyjë Prokuroria, e cila edhe në një shtet anormal si ky i yni, duhet të ishte investuar që në momentin e parë që doli vendimi i gjykatës për Agron Xhafajn.

D.m.th Prokuroria sekuestron përgjimin, intervistën me gazetarin etj”, tha Luan Rama në emisionin ” Të Paekspozuarit”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?