Rama i përgjigjet Ahmetajt: Do ishte shumë keq për ty nëse do bëja rolin e gjykatësit!

Pas mbledhjes së Kryesisë së PS-së, kryeministri Edi Rama doli në një prononcim për gazetarët. Këta të fundit ndër të tjera e pyetën edhe për një deklaratë të ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetajt. Ky i fundit tha se Edi Rama duhet të bëjë kryeministrin, dhe jo gjyqtarin.

Por Rama i ktheu sot një përgjigje ironike me një mesazh brenda. “Nëse unë do të kisha bërë rolin e gjykatësit, gjërat do të kishin qenë shumë më keq për ata që duan që unë të bëj rolin e gjykatësit”, tha Rama.

Arben Ahmetaj është një nga personat më të akuzuar nga ana e opozitës, si i përfshirë në çështjen e inceneratorëve, për të cilën SPAK ka marrë disa të pandehur, mes tyre edhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka dhe ish-deputetin e PS, Alqi Bllako.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mesazhi i sotëm i kryeministrit për ish-zv/kryeministrin duket vdekjeprurës për të ardhmen politike dhe penale të Ahmetajt.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?