Rama i përgjigjet prerë PD-së: Absurde të kërkohet qeveri teknike (VIDEO)
Kryeministri i vendit Edi Rama, ditën e sotme në komunikimin javor në FB ka folur lidhur me kërkesat e PD-së. Sipas Ramës është absurde të kërkohet qeveri teknike.
Ndërkohë ai bëri një analogji me grevën e PS-së për zgjedhjet e 2009. Sipas Ramës PS-ja në atë kohë kërkoi vetëm hetim të zgjedhjeve dhe jo qeveri teknike dhe se zgjedhjet e 2010-s nuk u bojkotuan edhe pse u vodhën sipas tij me Ristanin.
“Shqiptarët duan shtet dhe jo kaos. Kjo politika juaj kërkon të bëjë rrëmujë në Shqipëri. Ne bëmë grevë në vitin 2009 se ju na mohuat që të hetonim ato zgjedhje që i vodhët. Dhe prapë së prapë ne hymë në zgjedhjet e 2010-s edhe pse i vodhët edhe ato”, u shpreh Rama në komunikim javor.
https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154615196796523/
KOHA JONË SONDAZH

