
Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të dielë (5 tetor) platformën online të komunikimit brenda Partisë Socialiste. Sipas tij, kjo do të lidhë në kohë reale të gjithë anëtarët e PS-së për të biseduar mbi mbarëvajtjen e partisë. Rama tha se ky do të jetë mekanizmi kryesor për vlerësimin e kandidatëve për deputetë në çdo qark.
Por gjatë bashkëbisedimit me gazetarët, kryeministri Edi Rama nuk i kurseu as sulmet ndaj presidentit Ilir Meta.
Sipas tij, Meta është shef i shtabit elektoral të Opozitës, ndërsa mërzitja tregon se do të humbasin zgjedhjet.
Kjo do të shkaktonte reagimin e Presidencës, e cila përmes zëdhënësit Tedi Blushi, kërkoi që kryeministri duhet të respektojë marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore.
Por ky qëndrim nuk i ka pëlqyer Ramës i cili tashmë vijon të flasë me ndjekësit e tij virtualë në rrjetet sociale.
Reagimi i Ramës në Twitter
Ilir aman të keqen thuaja shqiptarëve çfarë borxhi të kanë ty që t’i dhanë të gjitha siç nuk ia kanë dhënë askujt në historinë e shtetit të tyre dhe prapë nuk ngopesh dhe nuk pushon së ngatërruari dynjanë në Shqipëri e matanë?! Thuaja pash Zotin çfarë borxhi të kanë akoma
