FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama i premton maturantëve: Jo të gjithë do të shkoni në universitet

Historia po përsëritet sërish. Ashtu si në komunizëm kur ishte shteti ai që vendoste se kush dhe ku shkonte në universitet, edhe kryeministri Edi Rama ka vendosur ta shesë këtë model si një arritje të Rilindjes.

Gjatë takimit me rinjtë që votojn për herë të parë në Gjirokastër, Rama deklaroi në një moment të ndërgjegjshëm:

“U them të rinjve se jo të gjithë do të shkojnë në univeristet. Kush nuk do të shkojë në universitet, do të mesojë një zanat në shkollat profesionale, dhe kështu do të punojë. Sigurisht që ka shumë për të bërë. Ne po bëjë shumë që të rritet cilësia në arsim. Kush tjetër mund ti bëjë këto”- tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në këto moment asnjë nga të rinjtë 18 vjeçar që ishte i pranishëm, nuk duartrokiti ndërsa Edi Rama vazhdoi edhe njëherë duke ripërsëritur historinë bajate të kamarierit jurist që i kërkoi një punë, të cilën e citoi për herë të katër në takimin me të rinjtë, një ditë pasi e tha në Kukës, dy ditë pas e tha në Durrës, e vetëm një javë pasi e tha në Tiranë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?