FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama i shkon për vizitë të sëmurit që u bllokua nga protesta e PD

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10154686219311523/

Kryeministri takoi në spital familjarët e një të sëmuri që u bllokua me ambulancë në rrethrrotullimin tek Shqiponja në Tiranë. Shkak për vonesën është bërë protesta e Partisë Demokratike për zgjedhjet e lira. Në spital, Rama dëgjoi familjarët e pacientit që i treguan për vonesën në rrugën e bllokuar. “Desh më vdiq burrë rrugëve”, iu ankua në lot gruaja Ramës, të cilin në fund e përcolli me fjalët: Të vdesë motra! Je vllai im!

FALI ZOT SE S’DINË SE Ç’BËJNË, shkruan Edi Rama në Facebook:

Swiss Digital Desktop Reklama

Të gjithë ata njerëz të zakonshëm që i’u përgjigjen thirrjes për të bllokuar rrugët, duhet ta shohin këtë video. Edhe të gjithë ata që nuk i’u përgjigjen thirrjes edhe pse janë anëtarë apo simpatizantë të PD-së, duhet ta shohin këtë video. Ndërsa gjithë atyre të tjerëve që ishin kundër bllokimit të rrugëve dhe do ta shohin këtë video, u lutem të mos mallkojnë të gënjyerit nga frikacakët e ngujuar në Çadër, po thjesht të mos e harrojnë atë që do të shohin!

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?