Rama inspekton punimet në lagjen e re në Laç: Gati në fund të shtatorit
Kryeministri Edi Rama vizitoi sot me ministrin e Rindërtimit Arben Ahmetaj kantierin e ndërtimit të lagjes së re në qytetin e Laçit, financuar nga qeveria turke.
Gjatë kësaj vizite, Rama bëri me dije se kjo lagje do jetë gati për të pritur banorët e saj në fund të shtatorit.
” Mbresëlënëse puna e madhe që po shkon drejt fundit, për lagjen e re qendrore të qytetit pas tërmetit, me 524 apartamente, 37 njësi shërbimi, 375 vendparkime, shkollën, qendër tregtare, njësi shërbimi e infrastrukturë me standarde urbane të cilësisë së parë. Krahas lagjes së re, vijon puna për rindërtimin e godinës së Bashkisë, banesat individuale dhe përforcimet e pallateve DS4″, shkruan Rama.
Ndërkohë ministri Ahmetaj shpjegoi se ndarja e apartamenteve për qytetarët do të bëhet fillimisht me prioritete, ndërsa do të ketë edhe një short publik.
“Familjet me prioitet, ato me ndihmë ekonomnike pastaj strehimi i nënave të vetme, apo familjeve të punonjësve të shtetit, policëve të rënë në detyrë, pastaj shorti publik për ndarjen e apartamenteve, se ku i bie domethënë”.