Rama interviston Mark Markun, i kërkon ndjesë për ironitë: Nuk jam krenar!
Kryeministri Edi Rama kishte të ftuar në podkastin e sotëm ish-deputetin e PD-së, Mark Markun.
Rama kërkoi ndjesë publike ironitë që ka bërë me të gjatë fushatës zgjedhore të 2021.
“Si fillim dua të kërkoj ndjesë për një arsye që nuk më bën krenar. Ndjesë se në një moment gjatë fushatës së fundit në mos gabohem ishe kandidat në Lezhë dhe unë në mitingun e Lezhës ta thoja emrin Mark Marku por me një fjalë ironie që nuk më bën krenar sot”, tha Rama.
Mark Marku tregon dhe historinë e emrit të tij.
“Gjyshi im ka pasur emrin Mark. Një herë dikush më tha: pse nuk e ndërron emrin? Po me këtë emër do të paragjykohesh. Nuk kam pse ta ndërroj. Jam mësuar me të e do më dukej sikur nuk jam ai”, tha Marku.
KOHA JONË SONDAZH

