Rama: Investime për aksin Blliçe-Zall Dardhë

Në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme të 11 Shtatorit në Dibër, kandidati i koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane” Muharem Rama zhvilloi takimet elektorale në Zall Dardhë dhe Reç.

Në Zall Dardhë, Rama premtoi ndërhyrje në infrastrukturë për aksin Blliçe-Zall Dardhë; krijimin e një ujëmbledhësi për ujë; rikonstruksionin e shkollës, ngritjen dhe mirëmbajtjen e kanaleve të ujit të vaditjes së tokave, ndërhyrje në rrjetin elektrik, hapjen e një qendre grumbullimi për bimët mjekësore dhe promovimin e saj ashtu sikurse krijimin e hapësirave për aktivitete kulturore dhe sportive.

Në Reç, kandidati i majtë premtoi shtimin e subvencioneve për bujqësinë dhe blegtorinë; përmirësimin e shërbimit shëndetësor e arsimor; asfaltimin e rrugëve që lidhin fshatrat me qendrën; krijimin e një tregu për prodhimet bujqësore ashtu sikurse investimet për rrjetin e kanalizimeve dhe ujit për vaditje.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Sa herë do të keni nevojë, dyert e bashkisë për ju dhe gjithë Dibrën do të jenë të hapura. Natyrisht, përgjegjësia ime shtohet por do di ti përballoj edhe punët e bashkisë”, u shpreh kandidati Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kordinatori socialist për Qarkun e Dibrës Damian Gjiknuri u ndal sërish tek krahasimi mes dy alternativave që paraqiten para dibranëve.

“Rremin ju e njihni vet. Diferanca me kandidatin tjetër është se së pari ai i ka shkëputur lidhjet me Dibrën. Edhe e keni provuar se e keni patur deputet 8 vjet, a keni parë ndonjë të mirë direkte nga ai?! A i keni shtrënguar ndonjëherë dorën apo i keni vajtur për ndonjë hall?! Tani duhet të kuptoni se bashkia është dera ku trokitet për halle”, theksoi Gjiknuri.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?