Rama: Investimet publike në ndërtim janë ndërprerë, është trefishuar çmimi i hekurit
Kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë takimit të sotëm me fermerët se pjesa më e madhe e investimeve publike në private në ndërtim sot kanë ndaluar.
Rama u shpreh se çmimi i hekurit është rritur 3-fish dhe kjo do të ndalojë derisa të kalojë kjo situatë.
“Sot që flasim në Shqipëri ka ndaluar pjesa më e madhe e investimeve publike dhe private në ndërtim. Kanë ndaluar sepse hekuri është rrituer 3-fish. Kontratat tona për tunelin e Llogarasë dhe investimet e tjera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak. Na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën kur këtu ka ndodhur kjo. Ne nuk e realizojmë dot. Dalim komplet falimentojmë”, tha Rama.
KOHA JONË SONDAZH

