Rama ironizon opozitën: Nuk ka makijazh trumpist që e ndryshon kënetën!
“Shkrirja e institucioneve të drejtësisë mund të bëhet nga forca që hallet me drejtësinë i kanë më të mëdha se interesi publik. Këta i njeh e gjithë bota, nuk ka trup mediatik dhe propagantistik e turist me kushedi se çfarë page nga Amerika për të bërë një makijazh trumpist të fushatës që ndryshon këtë thelb. Ky është thelbi i ndarjes si dita me natën mes nesh dhe kënetës. Ky është thelbi që ndan nëse shqiptarët do ta shfrytëzojnë dritaren e hapur duke mbyllur negociatat në 2027 dhe të hyjë në BE në 2030, apo do të jetë si ndonjë shtet këtu në rajon. Ne nuk jemi Bosnje Hercegovina, por duhet që shqiptarët të na japin mandatin më të fortë.
Une dhe ju e dimë se çfarë bëjmë. Ne nuk bërtasim për persekutim kur institucionet e drejtësisë godasin brenda nesh, të tjerët thonë se janë të persekutuar politik. E fundit për këtë pjesë, BE na duhet për këto garanci, Shqipëria dhe shqiptarët nuk do të jenë në asnjë regjim të imponuar nga të tjerët dhe as nën presionin e një qeverisje që mund t’i çojë në drejtim të paditur. Do të kenë ekstra atë që kanë vendet që hyjnë në BE”, tha Kryeministri Edi Rama ditën e sotme në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.
KOHA JONË SONDAZH

