Rama jep lajmin: Do të konfiskohen objektet e braktisura prej ’90-s dhe ato që shkelin lejen e ndërtimit mbi masën 2%

Kryeministri Edi Rama, paralajmëron se do të konfiskohen për interes publik të gjitha objektet e braktisura në Shqipëri, të cilat janë të tilla që prej viteve ‘90. Në takimin e zhvilluar me deputetët e zgjedhur të Tiranës në zgjedhjet e 11 majit dhe drejtuesit e strukturave të bashkisë Tiranë, Rama tha se do merret një tjetër masë për të konfiskuar në interes të publikut të gjitha ndërtimet e braktisura dhe të gjitha ngrehinat e braktisura nëpër Shqipëri që nga vitet ’90.

”Do të sqarojmë përfundimisht aspektin me të cilin kanë luajtur shumë njerëz të sistemit të drejtësisë, që kanë mbajtur anën e shkelësve të ligjit në ndërtime, kur vjen puna te shkelja e lejes së ndërtimit me mbi 2% të kufijve të lejes. 2% është një përqindje krejtësisht e arsyeshme që përdoret edhe në vende të tjera të botës, sepse mund të këtë devijime të natyrës teknike, por kur ky 2% kapërcehet, atëherë kjo do të provokojë sekuestrimin e menjëhershëm të të gjithë ndërtimit, jo të një pjese.

Kemi edhe një problem të madh, që është ai i kantiereve të ndërtimeve në vend. Kantiere që nuk kanë asnjë lloj respekti as për të tjerët rreth e rrotull as për mjedisin, as për hapësirën, as për sigurinë. Kantiere që nuk janë kantiere. Rrethime që nuk janë rrethime, ndotje e patolerueshme. Për këtë arsye do të bëhet edhe një ndërhyrje kuptimplote edhe në raport me kantieret e ndërtimit, për të bërë të qartë se çfarë kriteresh duhet të përmbushë një kantier ndërtimi. Ka edhe një “sport tjetër”, sidomos në Tiranë dhe zonat bregdetare, ku ata ndërtues apo zhvillues që marrin një leje, por ende pa e marrë dokumentin në dorë, kuturisen të fillojnë të hapin gropa, me demek që po hapin kantiere. Edhe për këtë masat do të jenë drastike”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?