Bobo! Doli prapë Rama nga frengjia e tij në Surrel për koronavirusin!

Kryeministri Edi Rama nuk ka bërë sot asnjë koment për masat që ka marrë qeveria për situatën e rëndë me pandeminë e koronavirusit. Në mbrëmje ka bërë një njoftim në Facebook, i cili më tepër ngjan si prezantim i programit të televizioneve për ditën e nesërme.

“Nesër në këtë faqe filmime krejt ekskluzive nga vija e zjarrit, në spitalet Covid ku sistemi ynë shëndetësor, më i gatshëm se asnjëherë më parë dhe heronjtë tanë me bluza të bardha, si asnjëherë më parë përballen me dallgët e forta të një epidemie globale, duke mbrojtur e shpëtuar jetë nga kthetrat e Armikut të Padukshëm…”,– shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Dalja e tij nga bunkieri në Surrel të ndjell skenarin e mbylljes totale, pasi kishte kohë që nuk na dilte nga frengjia e tij në Surrel.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me sa duket do kemi muaj të vështirë deri në prill me koronavirusin.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?